Aktualitet

Kosovë- 31 raste të reja dhe asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:05 - 23/05/21 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan sot se janë shënuar 31 raste të reja me koronavirus, shifër kjo që vjen nga realizimi i 3.012 testimeve.






Fatmirësisht njoftohet se nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi i rrezikshëm në 24 orët e fundit.


Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 95 pacientë, njoftoi IKSHPK-ja.







Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, Kosova ka regjistruar në total 107.244 raste me COVID-19. Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 2.239, ndërkaq, 101.374 pacientë janë shëruar.



Raste aktive janë 3.631.



Njoftimi:

ASNJË RAST I VDEKJES, 31 RASTE POZITIVE DHE 95 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR,
si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.012 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 31 raste pozitive.

Lexo edhe :  Do të udhëtoni drejt Kosovës? Kushtet që duhet të plotësoni

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste nga 591.824 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas