Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Autoritetet raportojnë gjithashtu se nga 1531 testime, janë konfirmuar 259 raste të reja.
Që prej marsit të vitit 2020, Kosova ka regjistruar mbi 53 mijë raste pozitive me COVID-19.
Prej tyre, 1375 pacientë kanë vdekur, mbi 45 mijë janë shëruar, ndërsa mbi 6 535 raste mbeten ende aktive.
1
Etiketa: Covid-19, Koronavirusi, Kosove, rastet e reja