Aktualitet

Kosovë/ 9 viktima dhe 145 raste të reja me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 15/08/20 |
mapo.al

9 viktima, 145 raste të reja me koronavirus dhe 144 pacientë të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë.


Ndërsa ditën e djeshme Kosova ka regjistruar 8 viktima, 142 raste të reja me COVID-19 dhe 201 pacientë të shëruar.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.


Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2. Numri i personave të cilët kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 390.


Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shëruar 144 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive, 3.924.


Etiketa: ,

Pas