Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kosovë/ A po tregohen partitë politike të papërgatitura për fushatë?

by ro ot
07/09/2019
in Aktualitet, Rajoni
0

Debatet e përfaqësuesve të partive politike, të cilat po zhvillohen në kuadër të asaj që po njihet si para-fushatë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, reflektojnë qartë që spektri politik në Kosovë nuk ka qenë i përgatitur për fushatë në këtë periudhë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Sipas tyre, debatet po pasqyrojnë një para-fushatë më të ngadalshme, me përsëritje të qëndrimeve për çështje të caktuara, sikurse taksa ndaj produkteve të Serbisë, dialogu Kosovë-Serbi, luftimi i korrupsionit dhe të tjera, duke mos shpalosur ide të reja dhe strategji konkrete për adresimin e kërkesave të qytetarëve.



Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për REL, se mënyra e të debatuarit dhe çështjet, për të cilat është debatuar deri më tani nga përfaqësuesit e partive politike, në debatet e organizuara nga medaet vendore, më tepër kanë qenë matje e pulsit nga ana e partive politike në raport me konkurrentët e tyre.

“Për fat të keq, në Kosovë edhe fushatat zgjedhore krijohen në raport me tjetrin. Pra, nuk ka një ide dhe një identitet të partive politike, të cilat do ta çonin përpara një kauzë. Ofertat nuk janë shpalosur deri më tani, pasi që ka ekzistuar edhe një lloj droje që në këtë periudhë fillestare ato të mos relativizohen, si dhe që javën e fundit, kur edhe është periudha më e rëndësishme për votuesit që të vendosin se për kë do të votojnë, atëherë të mos kenë fuqi mediale dhe elektorale”, thekson Muhaxhiri.

Analisti tjetër politik, Ismail Hasani, duke folur për REL, thekson që në debatet e deritanishme në media kanë marrë pjesë, siç i quan ai, përfaqësues të partive politike të radhës së dytë dhe jo liderët e partive.

Sipas tij, këta përfaqësues të partive politike deri më tani nuk kanë shpalosur programe konkrete për qeverisje dhe nuk kanë debatuar për çështjet që në mënyrë konkrete i prekin qytetarët, por për nacionalizëm të mbuluar me lavdi dhe për temat që kanë mbetur të hapura në raport me Serbinë. Ai, madje, nuk beson që edhe gjatë fushatës zyrtare të ndryshojë diçka në këtë drejtim.

“Këtë lidership që po del nëpër media, përveç ofendimeve dhe kakofonisë që po shkaktojnë, përpjekjes për ta bllokuar tjetrin kur flet, unë nuk pashë deri më sot që një përfaqësues i eshalonit të dytë të lidershipit, të prezantojë diçka që jep të kuptohet se në fushatë do të dalin me programe të qarta, të cilat janë të prekshme për qytetarët e Kosovës. Tjetër është që mund të dalin me të ashtuquajturat ‘temat e mëdha’ populiste, të cilat më ‘nuk pinë ujë”, shprehet Hasani.

Njohësit zhvillimeve politike thonë se në praktikat normale të vendeve demokratike, liderët që drejtojnë partitë politike dhe garojnë për postin e kryeministrit, ballafaqohen në debate të drejtpërdrejta, por në Kosovë kjo deri më tani nuk ka ndodhur.

Analisti Muhaxhiri thotë se debatet e tilla do të ishin të dobishme për qytetarët, sepse do ta shihnin ballafaqimin e liderëve politikë për temat e njëjta, por, sipas tij, një ballafaqim i tillë vështirë se mund të ndodhë.

“Në Kosovë, për shkak të mediokritetit dhe për shkak të inateve personale, si dhe të qasjes së personalizuar në politikë, një debat i tillë është vështirë të realizohet, sepse edhe nuk ka një përvojë. Pra, liderët frikësohen se ndoshta mund të humbin në ato debate, mirëpo është edhe problemi i aranzhimit dhe organizimit dhe mungesës së vullnetit të liderëve për një gjë të tillë”, vlerëson Muhaxhiri.

Analisti Hasani thotë se liderët e partive politike, që garojnë për postin e kryeministrit, deri më tani janë parë në tubime të caktuara me qytetarë dhe vizita që u bëjnë ndërmarrjeve të ndryshme, duke zhvilluar një lloj para-fushate zgjedhore. Por, ai nuk pret që ata të ballafaqohen në një debat të përbashkët.

“Jo, sepse liderët politikë i kanë humbur kredencialet. Eshaloni i parë ka humbur kredencialet. Unë nuk di se çfarë do t’i thonë njëri-tjetrit në qoftë se eshaloni i parë del në përballje, ashtu siç bëhet në botën demokratike. Do të thotë, në finale do të duhej që ndodhte përballja e liderëve që janë të nominuar për kryeministër. Por, përballja nuk do të ndodhë, për faktin se këta njerëz nuk kanë se çka të thonë, si dhe i frikësohen njëri-tjetrit, sepse secili ka shantazhuar secilin”, thotë Hasani.

Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, siç është caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 tetor./REL/

Tags: analistefushatëKosoveparti politikereagimezgjedhje te p[arakohshme

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Mashtrimet me TVSH-në, arrestohet biznesmeni i 16-të: Jam bojaxhi

Mashtrimet me TVSH-në, Gjykata: 9 arrest shtëpie, 6 me 20 ditë burg

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In