Aktualitet

Kosovë/ “Ankesat” rrëzojnë Vetëvendosjen, Kurtit dhe të tjerëve s`i lejohet kandidimi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:27 - 26/01/21 |
mapo.al

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) në Kosovë ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.





Në vendimin e PZAP thuhet se “Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VËRTETOHET vendimi Nr 244-2021 datë 22.01.2021 i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), me seli në Prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit të ZRPPC-së, për çertifikimin e kandidatëve për deputetë të subjektit politik Levizja Vetëvendosje dhe atë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi”.


Sipas PZAP, lista e LVV-së në përjashtim me kandidatët e përmendur me lart mund të certifikohet.




Pranohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, NDRYSHOHET vendimi Nr. 244-2021 i datës 22.01.2021 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me seli në Prishtinë, dhe vendoset si në vijim: Pranohet pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, Certifikohet lista e kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik, me përjashtim të kandidatëve të cekur si në pikën -I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Lexo edhe :  Kosova shënon 494 raste të reja me koronavirus, rriten vdekjet në 24 orë

Gjithashtu, PZAP njofton se Kurti, Haxhiu, Aliu, Mavriqi dhe Murtezi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë tjerë.


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas