Aktualitet

Kosovë – Arrestohen për korrupsion 4 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 24/02/21 |
mapo.al

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar sot, pas një aksioni që ka kryer Policia e Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë.





Sipas raportimeve të mediave, arrestimi i tyre lidhet me dyshimet për marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve.


Lajmin për bastisjen në këtë ministri e ka konfirmuar për mediet kosovare zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.




Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.


“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.


Ndryshe, Ministria e Bujqësisë drejtohet nga Besian Mustafa i LDK-së, derisa në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është Agim Veliu, poashtu nga kjo parti.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas