Kosova nuk regjistron të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njofton se janë konfirmuar vetëm raste të reja me Covid-19, konkretisht 56 nga 567 mostra të marra dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Rastet janë regjistruar në Prishtinë (16), Pejë (11), Gjilan (8), Deçan (3), Ferizaj (3), Fushë-Kosovë (3), Gjakovë (3), Istog (2), Suharekë (2) dhe në Drena, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti ( tek të gjitha, 1 rast).
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 13, 856.