Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 66 raste me COVID-19 dhe 141 të shëruar. Lajm i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë viktimë nga koronavirusi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 503 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 66 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15.208 nga 63.110 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë është 12.815, kurse numri i rasteve aktive, 1.778.