Aktualitet

Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 54 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:09 - 29/09/20 |
mapo.al

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste pozitive me COVID-19 dhe 72 të shëruar. Fatmirësisht në këto 24 orë nuk ka patur asnjë viktimë.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.


Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15.574 nga 67.294 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste vdekjesh.



Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë është 13.492, kurse numri i rasteve aktive, 1.457.




Etiketa: ,

Pas