Aktualitet

Kosovë/ Asnjë viktimë nga koronavirusi, 77 raste të reja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:19 - 15/10/20 |
mapo.al

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.


Përsa i përket rasteve të reja raportohen se janë 77 qytetarë të infektuar.


Njoftimi i IKShPK:



59 TË SHËRUAR DHE 77 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 77 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.


Numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Lexo edhe :  “Prishi konsensusin me 1500 policë”- Meta: Rama rriti borxhin, po nuk i çoi paratë për pandeminë


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas