Aktualitet

Kosovë – Bien rastet, 8 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:18 - 12/04/21 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Kosovë rapotuan sot se janë shënuar 345 raste të reja me koronavirus të cilat janë si rezultat i realizimit të 3.208 testimeve (529 raste ishin dje).





Ndërsa janë regjistruar 8 viktima nga virusi i rrezikshëm në 24 orët e fundit.


Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç).





Në 24-orëshin paraprak, sipas IKSHPK-së, 518 pacientë u shëruan nga koronavirusi.



Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 98,341, i viktimave në 1,996 dhe i të shëruarve në 82,582.


Numri i rasteve aktive është 13,763.

Kosova, aktualisht, ka të kufizuar lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 dhe ka mbyllur veprimtarinë e gastronomisë – në mesin e disa masave të tjera për frenimin e përhapjes së koronavirusit. 
Njoftimi:

518 TË SHËRUAR DHE 345 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.208 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 345 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç).

Lexo edhe :  Shifra të larta në Itali - Mbi 13 mijë të infektuar dhe 344 viktima në 24 orë

Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Gjakovë 45 raste, Gjilan 37 raste, Mitrovicë 30 raste, Ferizaj 18 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Podujevë 16 raste, Vushtrri 13 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Deçan 3 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas