Aktualitet

Kosovë- Bien viktimat, 498 raste të reja me koronavirus në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:05 - 17/04/21 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan sot se janë shënuar 8 viktima nga koronavirusi (14 vdekje shënoheshin dje).





Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç).


Ndërsa raportohen se janë regjistruar 498 raste të reja me Covid-19 nga realizimi i 2.835 testimeve (520 infektime ishin dje).





IKSHPK-ja ka njoftuar se më 17 prill janë shëruar 641 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 12,609.



Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,153 pacientë me këtë virus.


Prej tyre 2,061 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Njoftimi:

641 TË SHËRUAR DHE 498 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 498 raste pozitive.

Lexo edhe :  Shifra të larta në Itali - Mbi 13 mijë të infektuar dhe 344 viktima në 24 orë

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 101.153 raste nga 496.611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.061 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.609.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 104 raste, Gjilan 40 raste, Pejë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjakovë 27 raste, Prizren 22 raste, Skenderaj 23 raste, Obiliq 18 raste, Podujevë 17 raste, Istog 12 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Lipjan 11 raste, Deçan 9 raste, Drenas 7 raste, Klinë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, dhe një rast komuna Hani i Elezit.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas