Rajoni

Kosovë, familjarët e xhihadistëve kthehen nga Siria














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:52 - 21/04/19 |
mapo.al

Dhjetëra gra dhe fëmijë, të afërm të xhihadistëve nga Kosova që kanë luftuar në Siri, u kthyen në Prishtinë të shtunën nën masa të rrepta sigurie. “Operacioni i planifikuar i rikthimit të disa qytetarëve tanë nga Siria ka përfunduar me sukses”, tha ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në orët e para të mëngjesit të së shtunës nga Aeroporti “Adem Jashari”.






Dy autobusë me gra dhe fëmijë u transportuan nën shoqërimin e policisë në një kazermë ushtarake në periferi të Prishtinës.


Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës, burra, gra dhe fëmijë, kanë udhëtuar për në Siri që prej vitit 2012. Rreth 70 prej tyre, që kanë luftuar krah grupeve militante ekstremiste, kanë humbur jetën. Sipas policisë, 150 gra dhe fëmijë, mes tyre edhe 60 fëmijë që kanë lindur në zonat e luftës, janë kapur ndërsa Shteti Islamik humbiste terren, por mbetet e paqartë nëse të gjithë janë kthyer.

Lexo edhe :  Koronavirusi - Albin Kurti: Deri në fund të vitit vaksinohet 60% e popullsisë




Agjencitë ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë në Kosovë kanë paralajmëruar më herët për rrezikun që përbëjnë këto persona. Në vitin 2015, Kosova miratoi një ligj që dënonte deri në 15 vjet burg personat që merrnin pjesë në konflikte në shtete të tjera.





1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas