Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një qendër votimi në Pejë të Kosovës. Burime për mediat raportojnë se një 68-vjeçar është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën fillore “ Xhamil Kada”. Ai është dërguar menjëherë në spital, por ka mbërritur pa shenja jete.
“Kemi informata se një person ka pasur probleme shëndetësore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal po momentalisht nuk kemi ndonjë informacion”, deklaroi Dritan Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë.
Foto kryesore është ilustruese