Aktualitet

Kosovë – Infektohet me koronavirus Vjosa Osmani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:54 - 17/11/20 |
mapo.al

Infektohet me koronavirus Kryeparlamentarja dhe ushtruesja e funksionit të Presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani.






Lajmin e ka berë të ditur vetë, Osmani në Facebook.


Ajo njoftoi se gjatë dy javëve të ardhshme do të vazhdojë punën nga shtëpia.





Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.



Statusi i plotë:



Të nderuar qytetarë!

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!
Vjosa

1


Etiketa: , ,

Pas