fbpx

Sport

Kosovë: Ish-sulmuesi i Superligës i jep kreun Gjilanit (Renditja)





               Publikuar në : 19:31 - 18/09/19 |
mapo.alm

Janë luajtur ditën e sotme tre ndeshje të IPKO Superligës në Kosovë. Gjilani e kishte nisur shumë keq aventurën në këtë sezon, duke humbur ndeshjen e parë, por sot ka arritur fitoren e katërt rradhazi dhe tashmë kryeson tabelën e klasifikimit. Përballë Ballkanit, mjaftoi goli i Gerhard Prognit në pjesën e dytë për të sjellë 3 pikë me vlera për ekipin e Gentian Mezanit.




Llapi dhe Drita e mbyllën në paqe 2-2, në një ndeshje ku pati emocione. Barazim ky që e çon Dritën në vend të dytë pas Gjilanit, me dhjetë pikë. Llapi renditet në vend të katërt.


Ahmed Januzi i dha Prishtinës një sukses të rëndësishëm ndaj Trepçes, duke realizuar në minutën e 59-të.


Etiketa: , , , ,

Pas