Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë të shtunën se janë duke kryer detyrat e tyre normale nën mandatin e përcaktuar me Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Nuk ka kurrfarë bllokade në liqenin e Gazivodës (Ujmanit) dhe KFOR-i nuk ka vënë nën kontroll as liqenin e as ndonjë stacion hidroelektrik. Situata është e qetë dhe nën kontroll. KFOR-i është këtu për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në një postim të forcave paqeruajtëse në rrjetin social twitter.
Automjete ushtarake të KFOR-it u panë të shtunën në afërsi të liqenit të Gazivodës, që shtrihet përgjatë kufirit verior të Kosovës me Serbinë në rajonin e Zubin Potokut, një nga komunat me shumicë serbe ne veri të Kosovës. Ky liqen vlerësohet me rëndësi thelbësore për prodhimin e energjisë elektrike, pos tjerash për faktin se Termocentralet e Kosovës varen nga furnizimi me ujë prej tij.
Ditëve të fundit emri i liqenit është përmendur në kuadër të shqetësimeve për tensione të reja në veriun e Kosovës, që përkuan me afatin e dorëzimit të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pohimet se serbët e veriut të Kosovës mund të ndërmarrin veprime për shpalljen e njëanshme të autonomisë së tyre.
Përfaqësues të kishës ortodokse serbe në Kosovë thanë se mund të ketë një marrëveshje të fshehtë për të nxitur trazira të dhunshme në veriun e Kosovës dhe kjo të shfrytëzohej pastaj, për siç thuhet, krijimin e vijave ndarëse në baza etnike si një akt i kryer.
Të premten kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë në takimin e të cilit u shtimi i shkallës së gatishmërisë së institucioneve të rendit. Kryeministri siguroi pjesëtarët e komunitetit serb se Kosova është duke përmbushur detyrimet kundrejt marrëveshjeve të arritura ne Bruksel ndërsa paralajmëroi ndaj çdo veprimi të njëanshëm.
Bashkimi Evropian bëri thirrje për përmbajtje të palëve nga tensionet, ndërsa theksoi se do të hedh në takimin e radhës të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili tashmë është hartuar nga një ekip i veçantë i krijuar nga qeveria e Kosovës.
Të shtunën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përfundojnë punën në hartimin e projekt-statutit të asociacionit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve, institucioneve dhe palëve të përfshira në këtë proces, që të përmbahen nga çdo lloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë në një kohë shumë të rëndësishme për vendin.
Në Beograd, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, mblodhi Këshillin e Sigurisë dhe u takua me shefin e Kishës Ortodokse serbe, patriarkun Irinej dhe pas këtyre takimeve tha se “veprimtaria e agjenturave” në dhjetë ditët e fundit e solli Serbinë në situatë që të mbrohet nga “thashethemet”.
“Dhe tani a duhet të jemi të lumtur? Do të duhej të ishim të lumtur që ka ndodhur diçka, siç është formimi i bashkësisë së komunave serbe dhe jo që sot nuk na goditën. Gjatë ditëve të kaluara kishim veprimet e shumë qendrave të jashtme sipas të cilave diçka e tmerrshme po zihet, se si kriminelët e tmerrshëm nga Beogradi me disa kriminelë më të vegjël në Prishtinë, diçka po përgatisin”, tha presidenti serb, duke ju referuar posaçërisht shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe në Kosovë.
Një ditë më parë ai u drejtoi një letër të hapur serbëve të Kosovës duke kërkuar që siç thuhet, të shmangin çdo veprim që mund të shërbente si shkas për veprime kundër tyre.
Serbia vazhdon të kundërshtojë ashpër pavarësinë e Kosovës, por të dyja palët janë përfshirë në një proces të normalizimit të marrëdhënieve, që është kusht për integrimin në Bashkimin Evropian. Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese për normalizimin e marrëdhënieve. Por, është e paqartë se si do të duket ajo marrëveshje dhe palët kanë hedhur idetë për ndarjen tokësore të Kosovës apo shkëmbimin e territoreve, veriun e Kosovës – Serbisë në shkëmbim për luginën e Preshevës.
Asnjëherë deri tash këto çështje nuk janë shtruar zyrtarisht në tryezën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtarë deri vonë ishte i prerë në qëndrimet se nuk mund të ketë ndryshim kufijsh për shkak të efektit “domino” në rajonin që kishte përjetuar luftëra të përgjakshme në fund të shekullit të kaluar./Zëri i Amerikës/VOA/
Ah mër babë , si nuk keni zonë mend .
Me këtë precedent , pa kurrëfarë VLERE për shqiptarët , dhe të mbrapshtë për momentin , po synohet , mbrapa krahëve , ti futen e të kërcejnë këtë valle konflikti Ballkanik , duke vënë në ballë si protagonistë shqiptarët dhe Shqipërinë e Kosovën .
A nuk po rritet vazhdimisht prezenca e dy superfuqive ushtrake botërore ( fut hundët dhe Kina ) në rajonin tonë , me probleme etnike e kufijsh nga më të mëdhatë në Europë ?
Deklaratat dhe veprimet e BE-së , që po i shtyjnë për në Kalendat Greke integrimet europiane të vendeve ballkanike .
Rritja e vazhdueshme e influencës , ndërhyrjeve , veprimeve provokative ruse në ballkan , si në Mal të Zi , Maqedoni , treni i Kosovës , shtimi i stërvitjeve buzë kufijve midis ushtrive ruso-serbe , kundërveprimet dhe ndërhyrjet e egra ndaj zhvillimeve ekonomike e strategjike të gaz-sjellësave , afrimi dhe rritja e bashkëpunimit me Turqinë , si elementi më i fuqishëm i përçarjes dhe dobësimit për politikat mbrojtëse të NATO-s , etj , etj , etj .
Po ashtu , në krahun tjetër , një TRUMP , aspak politikan , por që për bizneset e tij , lidhet me këdo dhe përfaqëson sot për sot në mënyrë të përsosur dhe , vetëm , Oligarkinë dhe Koncernet më të mëdha ushtarake të Amerikës dhe gjithë botës . Drejtues , i pa parashikueshëm , në pozicionin më delikat në botë .
Politikat e tyre të shitjes së armëve vetëm konflikte dhe baza konfliktesh kërkojnë dhe prodhojnë .
U takuan në Helsinki . Asgjë nuk trajtuan e zgjidhën për uljen e tensioneve apo zbutjen e konflikteve .
Ama , sinjale u dhanë nga të dy palët e ma së shumti e më të fortat në drejtim të Ballkanit . TRUMP- Malazezët janë të ashpër e grindavecë , që mund të bëhen sebep edhe për shpërthimin e Luftës së Tretë botërore . Pra , në rast shpërthimi , Ballkani qenka sebepi , qenka i pari në valle , e që mund të bëhet pluhur e hi .
Mali i Zi , nja 10-15 % i ka shqiptarë autokton shqip folës , mbi 50 % i ka shqiptarë autokton , të sllavizuar këto dy shekujt e fundit nëpërmjet gjuhës e fesë , politikave shkombëtarizuese fetare e shtetërore , si dhe ka , dhe serbë të prurë nga makina shtetërore për balancë e kundërvënje . Mali i ZI , ka kufi me probleme me Kosovën shqiptare . Ka kufi me Shqipërinë .
Urave të zjarrit antishqiptare dhe konfliktit në Maqedoni , ju fryjnë serbët , por dhe me ndërhyrje direkte e të egra , qeveria Ruse .
Maqedonia , e cila , deri në fund të shekullit të 19-të , ka qenë e konsiderohej shqiptare , madje edhe me kryeqendrën ma të madhe e ma të afirmuar si e Shqipërisë dhe shqiptarëve , Shkupin , edhe sot popullohet nga mbi 40 % shqiptarë autokton shqipfolës , dhe , edhe këtu , pothuajse e gjithë pjesa tjetër , përveç serbëve të prurë , janë shqiptarë autokton të sllavizuar me dhunë nga gjuha , feja dhe politikat shkombëtarizuese shtetërore . Maqedonia , përveç se është vetë plot me shqipfolës e shqiptarë autoktonë , është e rrethuar nga tre anët ( përveç Bullgarisë nga Shqiptarë dhe shtete shqiptarësh .
Nuk janë rastësi dhe të pa paramenduar prezenca amerikane nëpërmjet NATO-s , dhe shtimi i saj në këto kohët e fundit . Ka KFOR në Kosovë , por baza më e madhe amerikane për Ballkanin atje gjindet . Tani , sihariq infantil , 50 miljonësh ( 10 fishin i kanë vetëm çapaçulët e drogës këtu tek ne ) , me shtimin e prezencës luftarake ajrore në Kuçovë . Rritje tensionesh dhe armatosjesh kudo në të gjithë shtetet e Ballkanit , duke fillu nga Greqia e deri në Beograd e Zagreb , por jo ma pak edhe nëpër Europë .
Për shitje armësh , pa pyet se kush digjet , vritet e shkatërrohet ( shif Sirinë , Irakun , Afganistan , etj ) , të dy superfuqive , nuk ka për t’ju dhimb asnjë shqiptar , sllav apo grek . Duhet sebepi , shkrepsja dhe shfajësimi .
Problemet më të mprehta , të vjetra dhe të rrezikshme në rajonin tonë të Ballkanit janë problemet ndër etnike , ndërthurjet e mëdha etnike disa shekullore , grabitja dhe de shqiptarizimi I dhunshëm me genocide e shperngulje masive të shqiptarëve nga trojet e veta autoktone , të realizuara e frymëzuara nga nacionalizmat , si dhe ngritja artificiale e me shtytje e këtyre prerogativave nacionaliste në kohën e sotme . Të gjithë historianët , studiuesit dhe diplomatët e politikanët e moderuar e të kalibrit botëror , kanë rekomanduar kalimin pa gjakderdhje të këtyre problemeve në Ballkan , vetëm nëpërmjet integrimeve europiane në BE , si pjesë e Europës ( nga më të vjetrat ) që janë .
Prekja e kufijve do të jetë sebepi .
Ndezjen e shkrepses ( përgjegjësinë dhe turpin historik ) nuk e don askush , prandaj që ta hajë , duhet budallaj .
Ballkani është i vogël por me konflikte dhe egërsi të mëdha nacinaliste dhe etnike , prandaj Amerika e Rusia , këtu kanë për të la leshtë duke shit armatime.
Zoti President .
Nuk është koha me ndejtë pasivë .
Po kërkojnë e luftohet me i vënë flakën fillimisht rajonit , e pastaj botës mbarë , sepse konflikti social ka shku në majat astronomike e s’po mundet me u ul e u kontrollu më nga askush . Thirrjet s’pijnë më ujë . Nuk është problem Hashimi , por po kërkohet ndezja e shkrepses .
Ju e dini që shkrepsja e luftës së Parë u ndez në Ballkan .Lufta Italisë me Greqinë në dyzetën , e sulmuar nga territori i Shqipërisë , shkrepse pati bariun Daut Hoxha në malet e Gramozit . Italia I sulmoi , dhe akoma mbas 80 vjetësh jemi ne në Luftë me Greqinë .
Kur është pregadit turra e druve për t’u djeg , shkrepsja dhe ndezësi gjinden . Po pse të bëhemi sebep dhe me turp , Ne , shqiptarët , populli më i lashtë dhe i vetëm autokton i këtij rajoni , populli më miqësor , besnik dhe me tradita e kulturë të madhe e të herëshme . Pse , pse ?
Gjithmonë kemi qenë të matur , të mirë orientuar dhe paqedashës .
Z. President . Ka shumë shqiptarë patriotë , korifej e steka të fisme të niveleve të larta si historianë , akademikë , diplomatë e ushtarakë , këtu , në Kosovë , por dhe në diasporën ballkanike , europiane e më tej .
Ato do të dijnë dhe janë gjithhmonë të pa zëvëndësueshëm nga administrata rrogtare , për të ruajtur sa më mirë dhe sa më larg shqiptarët dhe Shqipërinë e Kosovën nga këto rrebeshe reshë konflikti që po grumbullohen mbi Ballkan , mbasi Ballkani ka qenë gjithmonë mbarë shqiptar dhe ashtu mbetet edhe sot , prandaj përgjegjësia për shmangjen e konflikteve dhe gjakderdhjes i takon në radhë të parë shqiptarëve .
Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar dhe janë përpjekur me mbrojt vehten dhe Ballkanin .
Skënderbeu . për 25 vjet ,mbrojti shqiptarët dhe Shqipërinë nga sulmet pushtuese turke , por nuk sulmoi asnjëherë madje i mbrojti dhe kombet e tjerë që ishin në ballkan , por u bë edhe FATOS i mbrojtjes së Europës dhe civilizimit europian , pjesë e së cilës ishim .
Z. PRESIDENT . Nuk është koha për sehir dhe pasivitet , për ti lënë në dorë FATET E KOMBIT TONE , kujt të mund personi pa TAGRIN e nivelin e duhur , dhe si dihet , se në cilin grazhd ushqehen .