Aktualitet

Kosovë/Kurti: Urime 28 Nëntori, kjo datë themelore për identitetin kombëtar shqiptar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:57 - 28/11/21 |
mapo.al

Në një ceremoni zyrtare, me pjesëmarrjen e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, është përkujtuar në Kosovë Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori.






Me kurora me lule, Osmani, Kurti dhe gjithë personalitetet që i shoqëronin, janë drejtuar për tek varrezat e dëshmorëve, atyre që dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë trojeve shqiptare.


Në kujtim të kësaj dite historike dhe gjakut të derdhur, janë shprehur në ceremoni edhe në rrjetet sociale.







Kryeministri Kurti shprehet:




“Urime 28 Nëntori, kjo datë themelore për identitetin kombëtar shqiptar



28 Nëntori ndërlidhë ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë: prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë e deri te Adem Jashari në Prekaz.

Padyshim që kjo është një ditë që na mbushë edhe me gëzim edhe me krenari, por edhe me përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e shqiptarëve dhe qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë në Republikën tonë janë më të rëndësishme se kurrë më parë.

Le të bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi të jemi në nivel të kësaj detyre që e vazhdon në paqe punën dhe luftën e madhe të atyre që e bënë në kohëra shumë më të vështira sesa kjo e jona.

Le të punojmë pandalur që shqiptarët të krenohen me vendin e kombin e tyre, e kudo që gjinden ata, të jenë më mirë seç kanë qenë.

Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan e u flijuan për liri, pavarësi e për bashkim!”

Ndërsa Presidentja Osmani theksoi:

“Më 28 nëntor të vitit 1912, populli shqiptar e kurorëzoi aspiratën për Shqipërinë e pavarur. Ky akt së bashku me ngritjen e flamurit në Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuam me mund dhe sakrifica.

Kjo datë ka shumë peshë historike. Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë.

Në 109- vjetorin e pavarësisë, uroj që Shqipëria krahas Kosovës të ketë sukses në të gjitha fushat! Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona ndërmjet motrave e vëllezërve, sikurse edhe ato strategjike!

Gëzuar Dita e Flamurit, urime dita e Pavarësisë së Shqipërisë!

Zoti i bekoftë Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës!”

4



CLOSE
CLOSE
Pas