Aktualitet

Kosovë/ Ndërron jetë ish-zv.ministri i mjedisit Shpëtim Rudi






               Publikuar në : 21:14 - 17/08/19 |
mapo.al

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtune. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pjesë e cilës ka qenë edhe Rudi, por nuk dihet se cili ka qenë shkaku për këtë ndarje nga jeta në mënyrë të parakohshme.


“Ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tonë Shpëtim Rudi, është një lajm i rëndë për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të ndanim kohë të çmuar me të. Familjes Rudi dhe të afërmve të Shpëtimit u shprehi ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe”, shkroi Pacolli.

Rudi që ishte pjesë e Aleancës Kosova e Re shërbeu si zëvendësministër në kohën e Qeverisë së Hashim Thaçit. Ai ka qenë edhe kryetar i degës së AKR-së në Gjakovë për disa vite si dhe këshilltar i asamblesë komunale. Siç shkruajnë mediat kosovare, varrimi do të bëhet ditën e nesërme (18.08.2019) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.


Etiketa: , ,

Pas