Kosovë – Autoritetet shëndetësore raportuan se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Viktima, 74 vjeç, është nga komuna e Ferizajt.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor për situatën epidemiologjike njofton se janë shënuar edhe 267 raste të reja me COVID-19, pas realizimit të 1.377 testimeve.
Të hënën është konstatuar se nga sëmundja janë shëruar edhe 163 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.275.
Rastet e para me COVID-19 në Kosovë janë shënuar me 13 mars të vitit 2020.
Që atëherë janë regjistruar 56.118 persona të infektuar.
Prej tyre, 1.411 kanë vdekur ndërsa 49.432 janë shëruar.
Njoftimi:
163 TË SHËRUAR DHE 267 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!