Aktualitet

Kosovë – Për një javë humbën jetën 147 persona nga koronavirusi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:17 - 05/09/21 |
mapo.al

Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar. Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, nga ky virus janë prekur 151 mijë e 279 persona, prej të cilëve 2 mijë e 606 kanë humbur jetën.






Vetëm gjatë javës që po lëmë pas, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, jetën e kanë humbur 147 qytetarë. Gjithashtu ka pasur edhe numër të madh të rasteve pozitive. Nga e hëna e deri më dje në Kosovë janë shënuar gjithsejtë 8 mijë e 547 raste të reja me koronavirus.


Vetëm dje në vend janë shënuar 1 mijë e 278 raste pozitive dhe 21 raste fatale.







Raste aktive në vend janë 26 mijë e 534. Pavarësisht situatës së rënduar, procesi i vaksinimit të qytetarëve po vazhdon. Krerët e institucioneve por edhe qytetarë vazhdimisht po bëjnë thirrje për vaksinim në mënyrë që të mbrojmë shëndetin nga ky virus.

Lexo edhe :  869 raste të reja dhe 4 humbje jete nga koronavirusi


Rastet pozitive dhe ato të vdekjes që kanë ndodhur nga 30 gushti deri më 4 shtator.



4 shtator– 1278 raste pozitive, 21 humbje jete

3 shtator– 1448 raste pozitive, 26 humbje jete

2 shtator – 1612 raste pozitive, 32 humbje jete

1 shtator– 1894 raste pozitive, 22 humbje jete

31 gusht- 1383 raste pozitive, 26 humbje jete.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas