Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kemi përsëri gjashtë viktima nga COVID-19, i njëjti numër me një ditë më parë.
Për sa i përket rasteve të reja në Kosovë janë 145.
Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve së fundmi është më i lartë se ai i të infektuarve, 171.
Me më shumë raste të reja mbetet sërish Prishtina me 58 ndjekur nga Ferizaj me 10 dhe Fushë- Kosova me 9.
Të dhënat e fundit janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.