Aktualitet

Kosovë/ Përfundon protesta “test” e Vetëvendosjes





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:48 - 28/05/20 |
mapo.al

Ka përfunduar tubimi i Vetëvendosjes në Prishtinë i cilësuar nga organizatorët si “provë për protestë” në kohën e pandemisë së koronavirusit. Protesta filloi me shpalosjen e banerit nën moton “Duam Zgjedhje”.


Qytetarët u mblodhën në sheshet e Prishtinës, në kohën kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit, Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për postin e kryeministrit.



Vetëvendosja e Kurtit, e ka kundërshtuar këtë vendim dhe është shprehur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas pandemisë. Ndërkaq, Thaçi ka thënë se askush nuk ka të drejtë, siç është shprehur ai, të “uzurpojë” pushtetin me metoda jodemokratike.


Tubimi i Vetëvendosjes.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nga ballkoni i Qeverisë ka përshëndetur të gjithë ata që morën pjesë në test-protestën që po organizohet nga partia që ai drejton. Ky veprim i Kurtit është pritur me duartrokitje nga protestuesit.

 

LEXO EDHE: 

“Duam Zgjedhje”/ Nis protesta e Vetëvendosjes në Kosovë

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas