Aktualitet

Kosovë – Pesë viktima dhe 353 raste të reja me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:13 - 17/01/21 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Kosovë  njoftuan sot se pesë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 353 raste të reja me koronavirus.



“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç)”, shkruhet në njoftim.


Shifrat e rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, rezultojnë pas ralizimit të 1.642 testimeve.



Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 279 pacientë.



Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më 17 janar, janë regjistruar 55.851 raste, ku 1.410 pacientë kanë vdekur dhe 49.269 janë shëruar.


Raste aktive aktualisht janë 5.172.

Njoftimi:

279 TË SHËRUAR DHE 353 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.642 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 353 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.

Lexo edhe :  Nga Shkodra në Korçë - Virusi i mori jetën 5 qytetarëve

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas