Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur shtëpinë e anëtarit të Asamblesë Komunale në Ranillug, politikanit serb Ivan Ristiç, në mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai nuk ka dhënë detaje për arsyet e këtij operacioni, por shton se ka një vendim gjykate për kontrollin e banesës së Ristiç.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente, ka realizuar një bastisje në shtëpi private, në një fshat të Komunës së Ranillukut. Për detaje tjera mund tiu informojmë pas përfundimit të operacionit policor ”, ka thënë Kelani.