Përmes 20 fletëve të vendosura në hyrje të Ambasadës Suedeze në Prishtinë është dërguar mesazh nga qytetarët e Kosovës për mospajtim ndaj vlerësimit të autorit austriak Peter Handke me çmimin Nobel.
Ne to paraqitën fotografi dhe shkrime për krimet e Sllobodan Millosheviçit në Kosovë, nisur nga fakti që Handke është cilësuar si përkrahës i “kasapit të Ballkanit”.