Aktualitet

Kosovë- Qindra qytetarë në radhë për vaksinën, Abdixhiku: Qeveria në gjumë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 14/05/21 |
mapo.al

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për situatën e krijuar sot tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi i qytetarëve.






Nga pamjet e publikuara në mediat kosovare shihet teksa me qindra qytetarë janë grumbulluar para qendrës së vaksinimit.


Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ajo çfarë po shohim sot është papërgjegjësi totale.







Sipas tij, ky është akt i dërgimit të të moshuarve në përballje me jetën.



Stausi nga Lumir Abdixhiku:



Papërgjegjësi! Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën.

Një Qeveri e tërë në gjumë!

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas