Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka rrëfyer raportet e tanishme me Presidentin Hashim Thaçi.
Mosdakordësitë mes tyre kanë qënë të thella gjatë periudhës kur Haradinaj ishte në krye të qeverisë.
“Shumë korrekte i kemi raportet”, është shprehur Haradinaj, gjatë një interviste në RTK, të martën.
“Komunikojmë rregullisht”, ka shtuar ish-kryeministri i Kosovës.
“I kemi pasur thyerjet tona, rreth taksës, rreth diskutimit të kufijve. Në shumë tema kemi gjetur gjuhë të përbashkët”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka folur edhe për përballjen e Thaçit me Gjykatën Speciale.
“E shoh gjendjen që po kalon ai dhe Kosova jo të lehtë për Kosovën. Nuk është koha që ne si shqiptarë të biem nga provimi”, ka thënë ai.
“Nuk po shkon Thaçi si konkurrent politik në Hagë, por si udhëheqës i UÇK-së. UÇK është themeli i lirisë sonë”, ka deklaruar Haradinaj.