Aktualitet

Kosovë – Rriten infektimet nga koronavirusi, 6 humbje jete














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:17 - 08/03/21 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan sot se janë shënuar 587 raste të reja nga koronavirusi (548 raste ishin dje)





Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga virusi i rrezikshëm.


Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).




Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 212 persona, derisa 9.782 raste vazhdojnë të jenë aktive.


Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 73.635 persona të infektuar me këtë virus.


Prej tyre 1.655 kanë vdekur.

Njoftimi:

212 TË SHËRUAR DHE 587 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.813 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 587 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Lexo edhe :  Kosovë- Ulen infektimet, 5 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Numri total i rasteve pozitive është 73.635 raste nga 332.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.782.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 203 raste, Prizren 45 raste, Gjilan 39 raste, Gjakovë 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 23 raste, Vushtrri 23 raste, Kamenicë 22 raste, Mitrovicë 16 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 14 raste, Viti 12 raste, Suharekë 10 raste, Deçan 9 raste, Podujevë 7 raste, Malishevë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Istog 4 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me 1 rast komuna e Junikut.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas