Aktualitet

Kosovë – Shpallen rezultatet paraprake të fituesve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:37 - 29/11/20 |
mapo.al

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë, sipas rezultateve preliminare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.64 për qind të votave, ndërsa Millan Radojeviq nga Lista Serbe ka fituar 89.86 për qind të votave në Mitrovicë të Veriut.



Dy kandidatët tjerë për pozitën e kryetarit në Podujevë, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fituar 35.97 për qind të votave, ndërsa Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 12.40 për qind të votave.


Në Podujevë, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 40.51 për qind e votuesve, apo 35,400 persona.



Në Mitrovicë të Veriut, ndërkaq, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3.68 për qind të votave, Dushan Millunoviq, kandidat i pavarur, ka fituar 2.92 për qind dhe Florent Azemi ka Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 3.54 për qind të votave.

Lexo edhe :  Kosovë - Pesë viktima dhe 353 raste të reja me koronavirus


Në Mitrovicë të Veriut është thënë se kanë votuar 39.14 për qind e votuesve apo 9,124 persona.


Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021./REL/


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas