Aktualitet

Kosovë – Shtatë viktima dhe 296 raste të reja me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:10 - 15/01/21 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan sot shtatë viktima nga koronavirusi.



Viktimat janë nga: Malisheva 3 raste dhe nga një rast në Dragash, Prishtinë, Rahovec dhe Vushtrri.


Në raportin ditor për situatën epidemiologjike të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njoftohet se janë konfirmuar 296 raste pozitive në COVID-19, nga realizimi i 1.659 testimeve.



Raste aktive aktualisht janë 5.164, ndërsa sëmundjen e kanë mundur edhe 441 pacientë.



Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 55.135 persona të infektuar me këtë virus, prej të cilëve 48.572 janë shëruar ndërsa 1.399 kanë vdekur.


Njoftimi:

526 TË SHËRUAR DHE 296 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.659 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 3 raste (88, 86, 47 vjeç), Dragash 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 55.135 raste nga 205.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.399 raste të vdekjes.

Lexo edhe :  E rëndë në Novorbodë të Kosovës / Nipi qëllon 12 herë për vdekje gjyshin e tij

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.164.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Podujevë 31 raste, Malishevë 22 raste, Lipjan 15 raste, Suharekë 15 raste, Gjakovë 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Prizren 12 raste, Obiliq 10 raste, Drenas 8 raste, Vushtrri 7 raste, Dragash 6 raste, Gjilan 6 raste, Rahovec 6 raste, Viti 6 raste, Istog 3 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas