Aktualitet

Kosovë – Tri viktima dhe 341 raste të reja nga koronavirusi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:10 - 03/02/21 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan sot se janë shënuar tri viktima nga Covid-19.





Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç).


Ndërsa nga realizimi i 2.357 testime kanë rezultuar 341 raste të reja të infektimit.




Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, sot janë shëruar 207 persona, derisa raste aktive janë 6,560.


Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 61.086 persona të infektuar me këtë virus.


Prej tyre, 1,509 pacientë kanë vdekur.

Njoftimi:

207 TË SHËRUAR DHE 341 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 341 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç).

Lexo edhe :  Mbërrijnë 7020 doza Pfizeri në Rinas- Rama: Do vijnë edhe të tjera vaksina

Numri total i rasteve pozitive është 61.086 raste nga 240.696 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.509 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 207 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.017 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.560.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Prizren 57 raste, Podujevë 21 raste, Vushtrri 14 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 12 raste, Gjakovë 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Malishevë 9 raste, Skenderaj 7 raste, Klinë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime dhe Shtërpcë 1 rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas