Aktualitet

Kosovë- Ulen infektimet, 5 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:05 - 22/04/21 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan sot se janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi (5 humbje jete ishin dje).





Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç).


Ndërsa janë regjistruar 382 raste të reja me Covid-19, të dhënat vijnë nga realizimi i 3.003 testimeve në 24 orët e fundit.(506 infektime ishin dje).





Kjo nënkupton që 12.7 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë.



IKSHPK-ja ka njoftuar se më 22 prill janë shëruar 507 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 11,366.


Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 103,124 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,110 kanë vdekur.

Njoftimi:

507 TË SHËRUAR DHE 382 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 382 raste pozitive.

Lexo edhe :  Koronavirusi - 69 të infektuar dhe një i vdekur në 24 orët e fundit

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 507 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.366.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Pejë 40 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjilan 21 raste, Lipjan 21 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Klinë 14 raste, Drenas 13 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Deçan 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe Leposaviq 2 raste.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas