Aktualitet

Kosovë – Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve, shifër e lartë vdekjesh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:45 - 16/09/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka përditësuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.






Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 368 persona të infektuar, ndërsa nga krahu tjetër, numri i viktimave është 14.


Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MSHK.







Njoftimi i plotë:



Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.



Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Lexo edhe :  Situata e COVID - 992 raste të reja dhe 4 viktima

Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

8


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas