Aktualitet

Kosovë – Vetëm 14 raste të reja me koronavirus, 1 i vdekur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:34 - 24/05/21 |
mapo.al

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 1904 testime me të dyshuar, kanë rezultuar të prekur me koronavirus vetëm 14 raste të reja.






Është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç).


Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 240 raste të vdekjes.







Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.551.



Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.

Lexo edhe :  Reciprociteti i targave, Albin Kurti: Po zbatohet marrëveshja, Serbia është dakord


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas