Aktualitet

Kosovë/ Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë infektohet me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 08/04/20 |
mapo.al

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë është infektuar me koronavirus. Ende nuk është zbuluar identiteti, por thuhet se gjendja e tij është e qëndrueshme.


Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tha se zyrtari nuk ka patur kontakt me familjen dhe është vetizoluar. Që kur u konfirmua me koronavirus, u testuan 58 persona të dyshuar si kontakte të afërta, por dolën të gjithë negativë.


Sic raporton Gazeta Express, Faik Hoti tha: “Për fat me familjen nuk ka pasur kontakt, ndërsa 58 përfaqësues të departamenteve të ndryshme të Ministrisë së Shëndetit që në një formë kanë pasur kontakt janë testuar por të gjithë kanë dalë negativë dhe kjo për arsye se kanë përdorur mjete mbrojtëse”




Etiketa: , ,

Pas