Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kostoja e detajuar-Pandemia, si e ka goditur ekonominë e familjeve shqiptare

by mapo.al
08/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
0

Kur vjen puna tek shëndeti, askush nuk kursen. Pandemia përpos dëmeve që ka krijuar në shkallë kombëtare tek vendet dhe shtetet, perveç frenimeve të mëdha, dhe traumave psikologjike e financiare, i ka dhënë një goditje të fortë ekonomive të familjeve të varfra ose të shtresës së mesme. Sepse bëhet fjalë për një shpenzim të beftë, të pallogaritur e që shkon përtej të ardhurave dhe mundësive që kanë, duke i detyruar një pjesë të mirë të njerëzve të hyjnë në borxhe.

Kostoja varian sipas rasteve. Shpenzime minimale për ata që e kalojnë lehtë, më shumë për rastet më të moderuara, dhe ekstreme për rastet e rënda.



Gazeta Mapo ka biseduar me disa persona, që tregojnë përvojën e tyre.

Nesti, banor i Tiranës së re, thotë se ai vetë rezultoi asimptomatik dhe e kaloi pa shumë pasoja. Megjithatë, i doli se pas 10 ditësh kishte lënë 240 mijë lekë, kryesisht për analiza.

Alberti, një mjek familjeje pranë një qendre shendetësore në Tiranë, tregon se për rastet e moderuara shpenzimet për një person shkojnë nga 300 mijë, deri në 500 mijë lekë.

Ato të rëndat, duhen mbuluar me 3 deri në 4 mijë euro.

Duke qënë se njerëzit i kap ankthi, nuk presin dot të bëjnë ekzaminime në shtet, apo derisa të vijë tamponi, për ndonjë rimbursim, ngase vonesa është e madhe.

Në privat, janë këto tarifa:

-Skaneri 180 mijë lekë

-Grafi 20 mijë lekë

-PCR plus gjak komplet 50-60 mijë lekë

Këto kanë të bëjnë me analizat.

Më tej, vjen terapia, trajtimi. Për rastet fillestare, nuk shkojnë më shumë se 21 mijë lekë në muaj, duke qënë se duhet vetëm vitaminë, paracetamol, dhe aspirinë.

Ndryshe është për ato mesatare që kërkojnë antibiotik, çka do të thotë, se duhet të shtosh nga 50 mijë, deri në 90 mijë lekë.

Ndërsa rastet e rënda, trajtohen me Favirën që është 120 euro dhe injeksion intravenoz, që është 100 euro.

Një infermier profesionist, kërkon 50 mijë lekë për një gjilpërë. Dhe nëse dikush ka nevojë për dy injeksione në ditë, lypsen 100 mijë lekë vetëm për këtë shërbim.

Kur duhet edhe oksigjen, aparatura që ka deri në 5 litra kushton 1 mijë euro. Ndërsa 10 mijë lekë në ditë nëse e merr me qira. Kurse, bombola e oksigjenit që zgjat 3 ditë, kushton 250 mijë lekë.

Nëse dikush ka durimin dhe pret të nisë trajtimin pasi i ka ardhur përgjigja e tamponit, sipas burimeve, përfiton maksimumi deri në 40 mijë lekë rimbursim, që ka të bëjë me antibiotikun Ksarelto. Por këto janë shumë të rralla, duke qënë se askush nuk reziston një javë, apo 10 ditë derisa ISHP të të tregojë nëse je apo jo pozitiv.

Aleksandri, banon pranë rrugës së Elbasanit. Ai është nëpunës në një drejtori, dhe bashkëshorten e ka specialiste diku.

Covidi i preku të dy prindërit. I ka trajtuar në shtëpi. Thotë se nga dita e parë deri në ditën e 14, duke llogaritur vetëm ato treguesit kryesorë, ka shpenzuar 2 milionë e 270 mijë lekë. Ndërkohë që trajtimi do të vijojë edhe pak ditë.

Prindërit, babai ka 134 mijë lekë pension, mamaja, 120 mijë lek kemp. Çdo të mund të kishin bërë ata pa ndihmën e të birit?

Dëshmi të tjera bëjnë me dije, se nëse i afërmi përfundon në spital, duhen të paktën 50 mijë lekë të vjetra për turn.

Rastet janë shtuar shumë, dhe çdo i prekur pos të tjerave, provon dhe një tërmet të fortë në ekonominë familjare.

Të gjitha këto, në një kohë kur sipas propagandës qeveritare e kemi menaxhuar pandeminë mbi mesataren e vendeve të BE, dhe ku sipas Edi Ramës, shëndetësia është falas.

Tags: kostojapandemiashpenzimetvarfëria

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
Sa zgjasin antitrupat? – Ja çfarë thotë studimi për koronavirusin

Sa zgjasin antitrupat? - Ja çfarë thotë studimi për koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In