Aktualitet

“Kostumi i politikës të shtrëngonte herë-herë”/ Rama batuta me Gjinushin në ASH














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 28/05/21 |
mapo.al

Me një batutë për kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi e ka nisur fjalën e tij kreu i qeverisë Edi Rama, në ceremoninë e pranimit pranë këtij institucioni të 17 personaliteteve të shquara si akademikë të jashtëm.






“Më lejo të të komplimentoj për këtë takim që është një ngjarje për t’u shënuar në jetën e gjatë dhe me plot të tatëpjeta të kësaj Akademie në një habitat që të rri më së mirë pas trupit si kostum i qepur për merak. Jo si kostumi i politikës që herë të shtrëngonte. Të jam mirënjohës se në një kohë të shkurtër arrite të më shpëtosh dhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave.” -iu drejtua Rama Gjinushit, ndërsa shtoi se sot ky institucion falë reformës së ndërrmarrë nuk është më një karabina e zhveshur.


“Shumë të nderuar akademikë, dekanë dhe rektorë. Nuk është sekret që Akademinë e Shkencave dhe unë s’kemi pasur dashuri me shikim të parë, as të dytë dhe as të tretë. Më vjen mirë që sot rikthehem në sallën e Aleks Budës pa sfidën që të përcjell fjalë që i përvidhen thelbit dhe as me pektat e një rrufjani. Më lejoni që t’ju kujtoj një moment frymëzues, diku ka shkruar vetëm budallenjëve nuk u dhëmb, ndaj është mirë që t’u dhëmbë diçka. Fjalët e mia u kanë dhembur atyre që e kanë dashur pa kushte Akademinë e Shkencave.







Dua të më besoni se edhe mua më ka dhembur shumë gjendja në të cilën e kam gjetur Akademinë e Shkencave kur e kam marrë këtë detyrë. Sot e them me bindje se reforma bën që të ndodhemi në një kapërcim real mes dy epokash për më të lartin e institucionin shkencore shqiptare. Kur them kapërcim, jemi mes një hapi të shqiptur nga bataku dhe një këmbe që po prek ngadalë por në mënyrë bindëse një breg të sigurtë nga ku patjetër mund të nisë një turravrap i ri për Akademinë e Shkencave. Kam patur dyshime të forta nëse ky institucion do mund të dilte nga agonia 30 vjecare.

Lexo edhe :  "Fjalimi copy paste nga fushata", Rama-Bashës: Nuk prisja më shumë


Ndaj jam i gëzuar të jem këtu, dhe i kënaqur që sot nuk do e gjeja aktual një konstatim të bërë në 2017, para se të niste reforma për një inerci që ishte inercia e kalbëzimit të vazhdueshëm dhe ishte shndërruar në brengë për themeluesit e tij. Patjetër që nuk është ku duhet të jetë, por sot është një inst të paktën i zakonshëm, që nuk shquhet për keq, edhe pse nuk shquhet për mirë. Të jesh i zakonshëm, sjell mërzi por është shumë më mirë se të jesh i pari nga fundi. Më në fund Akadamia e Shkencave, nuk është një karabina në degradim të vazhdueshëm, sic ndodhi në 2008 ku cdo institucion varësie u asgjësua.



Ligji i ri produkt i një pune të përbashkët ku merita i takon kësaj skuadre akademikësh dhe profesorit të çliruar nga politika, parashikon 20 kompentenca direkte e liri të plotë në tërheqjen e financimeve shtesë. Nuk kemi më një institucion qëllimi i të cilit u katandis në ndarjen e honorarëve, pensioneve të veçanta, 85% e të cilit të jenë ribotime apo përkthime herë herë jo të denja. Janë shenja domethënëse jete, si edhe gjurmë të tjera, më në fund nga një hapësire që ka patur si qendër graviteti këtë institucion.” u shpreh Rama.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas