Kronika

Kotë/ Ecte ‘serbes’ në mes të fshatit… policia arreston autorin e vrasjes





               Publikuar në : 16:35 - 09/11/18 |
mapo.al

Policia në kohë të shkurtër ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Kotë, në Njësinë Administrative Kotë, ku mbeti vrarë me armë zjarri kreu i kësaj njësie, Fatmir Hodaj.


Sipas Policisë autori i arrestuar është shtetasi Admir Delaj, i cili ka qenë në një tavolinë me viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar për vdekje me çifte.



Po ashti mësohet se pas arrestimit policia i ka sekuestruar dhe armën e krimit dhe makinën me të cilën ka tentuar të largohet.


Burime bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për motive pronësie, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Fatmir Hodaj, Kreu i Njësisë Administrative Kotë
Fatmir Hodaj, Kreu i Njësisë Administrative Kotë

Fatmir Hodaj, lokali ku ndodhi ngjarja

 

 

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas