Zhvillimet e fundit në Greqi, e kanë detyruar ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias që të ndërpresë vizitën zyrtare në Shqipëri. Edhe pse takimet më të rëndësishme Kotzias i zhvilloi gjatë ditës së sotme, kishte edhe dy takimë ditën e nesërme dhe më pas do të largohej drejt shtetit helen.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë, por edhe ambasada e Greqisë në Tiranë e kanë konfirmuar lajmin e ndërprerjes së vizitës së ministrit grek.
Ambasada e Greqisë në Tiranë kërkon ndjesë për ndërprerjen e vizitës zyrtarë të ministrit Kotzias.
Ndërkohë në sheshin “Sintagma| po zhvillohen protesta të dhunshme ndërsa Parlamenti i Greqisë, pritet të votojë marrëveshjen e nënshkruar me Eurogrupin për planin e shpëtimit, ku bëjnë pjesë edhe reforma të cilat po kundërshtohen nga partia e Syrizas, por edhe populli grek./Ora