BEOGRAD- Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ka nisur turneun e tij ballkanik dhe vizitën e parë e ka zhvilluar në Beograd.
Ai është takuar me homologun e tij serb, Ivica Daçiç, dhe temë diskutimi ka qenë pashmangshëm Kosova dhe deklarimet në media se ‘Kosova do të hapë zyrë diplomatike në Athinë’.
“Kosova hap zyrë tregtare në Athinë, jo zyrë diplomatike”, ka thënë ai, raportojnë mediat në Beograd.
“Kosovën s’e kemi njohur, e as që do ta njohim”, shtoi ai pas takimit me Daçiçin.