Plot 12 vite kishte Cagliari që priste një arritje të tillë: fitore në “San Paolo”. Sukses i arritur me një gol në fund nga Lucas Castro, por që sigurisht edhe për shkak të një prej ndeshjeve më të dobëta të ekipit të Ancelottit këtë sezon.
Jo shumë raste për gol, konfuze në ide dhe fizikisht jo në maksimum, Carlo Ancelotti e nisi duke lënë në stol kolosin Koulibaly, i cili u aktivizua në pjesën e dytë dhe që në fund do të bëhet protagonist i një kartoni të kuq.
Me kalimin e minutave, vendasit nuk shfaqin rrezikshmëri të lartë, ndërsa Cagliari mundohet të pickojë. Castro shfrytëzon me kokë një krosim perfekt, ndërsa më pas Koulibaly proteston ashpër te arbitri që i nxjerr kartonin e kuq… Mbyllet pas 5 minutash shtesë me suksesin e ekipit sard.