Aktualitet

Kozak Braçi rrëmbehet në Tiranë, dalin pamjet kur e godasin në makinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:04 - 23/09/21 |
mapo.al

*KËRKOJMË NDJESË PË FJALORIN E PAPËRSHTATSHËM NË VIDEO*






Policia e Tiranës është sinjalizuar këtë mbrëmje për rrëmbimin e mundshëm të një personi. Dyshohet të jetë rrëmbyer Kozak Braçi, i njohur si mbreti i “Instagramit”. Forca të shumta policia kanë mbërritur në zonën e Alliasit dhe po kryejnë verifikime.


Kanë qenë familjarët e Kozakut, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.







Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi.

Lexo edhe :  Berisha-deputetëve të PD: Shprehuni, por jo të ndikuar nga pakti Rama-Basha


Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij.



Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.

28


Etiketa: , ,

Pas