Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin, Alaudin Malaj 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:48 - 23/02/21 |
mapo.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin e Apelit, Alaudin Malajn.






Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut për ish- gjyqtarin.


Malaj dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në verë të vitit që shkoi. Në 15 shtator kërkesa e tij për dorëheqje u pranua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Roland Ilia vendosi ndërprerje të procesit të rivlerësimit.





Alaudin Malaj ka një karrierë prej gati tre dekadash në sistemin e drejtësisë dhe para se të dorëhiqej ishte drejtues i Gjykatës së Apelit të Tiranës.



Me një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, ai konsiderohej një nga gjyqtarët më të pasur në vend.

Lexo edhe :  Në Vetting prokurori i Tiranës, nuk justifikon 14 mln lekë të reja pasuri

Një hetim mbi pasurinë e tij u pushua nga prokuroria, ndërsa Malaj pretendoi në seancë se pasuria nuk mund të hetohej pasi kishte për këtë një vendim të formës së prerë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas