Prokurorja pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Ervisa Hyka është konfirmuar në detyrë. KPK tha se nga hetimi i disa kursimeve cash nuk u gjetën probleme.
Po ashtu Komisioni nuk gjeti probleme as me adresat e banimit të Hykës, shtëpi me qira në Tiranë dhe më pas shtëpinë e prindërve në Fier.
As prindërit e prokurores nuk rezultuan me probleme, pasi Komisioni kishte verifikuar pasurinë e tyre. Hyka po ashtu u vlerësua pozitivisht për profesionalizmin.