Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës, Arian Përmeti. Ky i fundit deklaroi në seancën e KPK-së, që u mbajt më 15 shtator, se pasuritë që ai zotëronte rridhnin nga burime të ligjshme.
Ai tha se këto pasuri ishin konkretisht nga trashëgimia ligjore e prindërve të tij të ndjerë, si trashëgimtarë të një pjese të pronave të familjeve Përmeti dhe Kosova, të rikthyera ose të kompesuara me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.
Prej vitit 2013, Arian Përmeti ushtron funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.