Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dhënë ditën e sotme vendimin për gjyqtarin e Apelit të rrethit të Durrësit, Besim Trezhnjeva.
Ata kanë vendosur që ka shkarkojnë nga detyra gjyqtarin.
Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe avokati i Trezhnjevës duke thënë se e ka quajtur të padrejtë vendimin e KPK-së.
“Nuk e quaj normale, megjithatë ata kanë vendosur kështu. E keqja është se asnjë e drejtë jona e mbrojtjes nuk u mor parasysh, nuk ka gjykim, aty thuhet se ka gjykim të thelluar që s’është e vërtetë, sepse gjykimi i thelluar duhet që ne të na ishte bërë ekspertizë, nuk ka objektivitet”, tha ai.