Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, njëherësh edhe kandidatit për SPAK, Ndini Tavani.
Vendimi u dha sot, ndërkohë që hetimi për të u krye në të tria kriteret e rivlerësimit, në atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës. Komisioni, gjatë hetimit administrativ, ka konstatuar pamjaftueshmëri dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e deklaruara nga Tavani, ndërsa nga raporti i Komisionit rezultoi me probleme edhe në pastërtinë e figurës.