Aktualitet

KPK/ Shtyhet seanca dëgjimore për gjyqtarin e Krimeve të Rënda






               Publikuar në : 15:17 - 27/05/19 |
mapo.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën dëgjimore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Luan Hasnezirin, pas kërkesës së këtij të fundit për përjashtim të trupit gjykues.


Sipas gjyqtarit, hetimi vetëm në dy kritere dhe fakti që Komisioni nuk ka kryer asnjë hetim shtesë për figurën tregon se trupa gjykuese është paragjykuese për procesin ndaj tij.

“Nëse më jepni mundësi, kërkesën e kam me shkrim. Kërkesa ime është në lidhje me përjashtimin e trupi gjykues. Mua më është mbyllur hetimi për figurën dhe pasurinë. KPK nuk ka bërë asnjë verifikim shtesë dhe kjo bie ndesh me ligjin. Në gjithë dosjen që kam para, nuk ka asnjë shkresë që trupi gjykues ka kryer qoftë edhe një hetim për figurën. Kjo tregon që trupi ka paragjykuar çështjen. Sipas ligjit, parashikohet që rezultatet e e organeve ndihmëse nuk janë deçizive, duhen hetime. Një tjetër shkak që unë kërkojë përjashtimin, sepse në kushtet kur hetimi është kryer për dy kritere, vendimmarrja është e paragjykuar”, tha gjyqtari.


Etiketa: , ,

Pas