Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare më 25 Prill 2021.
Letra në fjalë, nën firmën e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, mbart 10 pyetje, që lidhen kryesisht me listat e votuesve dhe adresat e tyre.
***
- Në cilën datë është nxjerrë ekstrakti i popullsisë?
- Cili është kriteri i hartimit të ekstraktit të popullsisë së çdo qarku? Kodi 10-shifror apo adresat që janë regjistruar në regjistër?
- A ekziston mundësia që zgjedhësit të jenë në listat e një qarku për efekt zgjedhjesh dhe njëkohësisht të jenë në ekstraktin e popullsisë së një qarku tjetër?
- A mund të gjenerohet lista nominale e popullsisë për çdo qark sipas ekstraktit që prodhuar informacionin për KQZ-në dhe të verifikohet në raport me listën e zgjedhësve?
- A mund t’i vihet zyrtarisht në dispozicion KQZ-së për efekt auditimi zyrtar?
- A mund të vihet në dispozicion të KQZ-së produkti përfundimtar i projektit të popullimit të adresave?
- Në llogaritjen e numrit të shtetasve për çdo qark, numër mbi të cilën KQZ do të caktojë numrin e mandateve për qark, të dhënat bazohen në numrin e shtetasve sipas regjistrit të gjendjes civile të qarkut, apo në numrin e shtetasve që kanë adresën e banimit në qarkun përkatës, apo në numrin e shtetasve që kanë qendrën e votimit në atë qark?
- A ka raste të ndryshimit të regjistrit të gjendjes civile të shtetasve nga një njësi vendore në një tjetër pa kërkesë/ vetëdeklarim të shtetasit?
- Një shtetas me adresë banimi në një njësi vendore të caktuar, të ndryshme nga ajo që ka regjistrin e gjendjes civile, ku do të duhet të aplikojë dhe të marrë letërnjoftimin e ri kur është rasti?
- Sa janë shtesat dhe pakësimet e shtetasve në regjistrin e gjendjes civile të qarkut Gjirokastër, qarkut Dibër dhe qarkut Tiranë, për çdo muaj, për periudhën nga 1 shtator 2017 deri në 27 nëntor 2020?